Koha të kaloni me biznesin tuaj në sistemin online!

Kalimi në një sistem online siguron një konfigurim të mirëfilltë të kontabilitetit, duke ju lejuar të zgjeroni shërbimet tuaja këshillimore dhe të shtoni vlerë reale. Me zgjedhjen e Sistemit të kontabilitetit online, një sërë aplikacionesh dhe zgjidhjesh online, ju merrni të dhëna të besueshme në kohë reale dhe mund të përfitoni plotësisht nga puna në sistemin online.

  • Kontabilitet
  • Marketing
  • Menaxhim

 

PËR NE

Bedri Ademaj Sh.P.K është krijuar në bazë të kërkesës së madhe në tregun e Republikës së Kosovës për shërbime profesionale të Kontabilitetit, Marketingut dhe Menaxhimit. Qëllimi ynë, në drejtim të zhvillimit, është për një zgjerim të kujdesshëm dhe arritjen e përfitueshmerisë së klientëve në vitet e ardhshme të veprimtarisë në fushën e shërbimeve të Kontabilitetit, Marketingut dhe Menaxhimit Misioni i Bedri Ademaj SH.P.K, është të ngrisim produktivitetin e bizneseve të klientëve tanë, duke i ndihmuar ata t’i njohin përfitimet që vijnë nga përdorimi i shërbimeve tona. Ne e bëjmë këtë duke ofruar shërbime me cilësi të lartë. Ne jemi një kompani shërbyese, dhe i jemi dedikuar relacioneve afat gjata me klientët tanë. Duke ofruar burimet njerëzore më një eksperienc shumë vjeçare në këtë lëmi, kemi arritur të harmonizojm cilësin adekuate në tregun tonë, që në këtë rrugë edhe është vetë-dijësuar biznesi kosovar dhe ai europian që operon në Republikën e Kosovës. Statuti i kompanisë tonë është Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, zyret qendrore i ka në Shtime, dhe synimi i saj është mbulimi i tërë territorit të Republikës së Kosovës me shërbimet e Kontabilitetit, Marketingut dhe Menaxhimit.

 

SHËRBIMET

Ne duam që ju të jeni të sigurtë se sistemi i juaj i kontabilitetit paraqet saktësisht situatën tuaj aktuale, në mënyrë që ju të mund të fokusoheni në biznesin tuaj në vend që të merreni me regjistrin kontabel. Fillimi i mbajtjes së librave të llogarive mund të komplikohet varësisht nga madhësia e biznesit dhe numri i transaksioneve qe kompania ka. Nëse mendoni se nuk mund t’i mbani nën kontroll evidencen kontabel, atëherë kërkoni ndihmën tonë, ne do të menaxhojmë financat e biznesit tuaj dhe do të ju mbajmë në drejtimin e duhur per sa kohe të jemi te kontraktuar për të ofruar këtë shërbim. Sot edhe pse shumë kompani ende mbështeten në një llogaritar të brendshëm për të mbajtur evidencen kontabel të tyre, sot kemi edhe të dhënat e një numër të madh të kompanive që janë kthyer në një zgjidhje me kosto më të ulet për të menaxhuar procesin e tyre të kontabilitetit nga burimet e jashtme, dmth nga kompani profesionale për ofrimin e këtyre shërbimeve. Interneti së bashku me zhvillimin e softuerave të specializuar është duke ndihmuar korporatat e mëdha dhe të vogla, për të arritur linjat më fitimprurës, me dhënien e kontraktuesit te tyre për ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit.

SHËRBIME KONTABILITETI

  • Regjistrimi i biznesit
  • Mbajtja e librave të kontabilitetit
  • Konsultime tatimore
  • Konsulencë financiare dhe fiskale
  • Hartimi i deklarimeve tatimore
  • Hartimi i pasqyrave financiare
  • Autorizime dhe kontrata
  • Përfaqsim në ATK
  • Analiza e pasqyraqve financiare
  • Vlerësim i bizneseve dhe parashikime financiare
  • Konsultime rreth programeve të kontabilitetit

 

Kontakti